A ka fakte shkencore që do t’i rezistojnë përgjithmonë kohës? - Gazeta Express
string(59) "a-ka-fakte-shkencore-qe-do-ti-rezistojne-pergjithmone-kohes"

A ka fakte shkencore që do t’i rezistojnë përgjithmonë kohës?

Mistere

Gazeta Express

20/09/2022 22:10

Nga Peter Vickers

Dikur astronomët besonin se Dielli rrotullohej rreth Tokës. Në shekullin XIX-të, shkencëtarët mendonin se forma e kafkës së një personi, mund të zbulonte personalitetin e një njeriu apo sëmundjet mendore. Ndërsa në shekullin XX-të, shumë shkencëtarë e kundërshtuan me forcëidenë se kontinentet lëvizin dalëngadalë.

Lexo Edhe:

Që nga ajo kohë, të gjitha këto pikëpamje janë përmbysur plotësisht. Atëherë, a mund t’u besojmë të vërtetave shkencore aktuale? A është e mundur të identifikohen ide dhe pretendime shkencore që do t’i rezistojnë përgjithmonë kohës, dhe që nuk janë të prekshme ndaj revolucioneve të ardhshme shkencore?

Disa do të thoshin, sigurisht që jo. Por libri im i ri “Identifikimi i shkencës për të ardhmen”, kombinon kërkimet historike, filozofike dhe sociologjike, për të argumentuar se shpesh kjo gjë është e mundur. Ekziston një qasje filozofike e quajtur ndonjëherë përulësi intelektuale , që përfshin dyshimin nëse ka të vërteta përfundimtare, duke analizuar provat nga revolucionet shkencore dhe ndryshimet e paradigmës (ndryshimet në sistemet e besimit dhe njohurive) në histori.

Në fillim ky pretendim duket shumë i arsyeshëm, ndoshta edhe racional. Dikush mund të shtojë se përulësia është një virtyt. E kush do të guxonte të pohonte, se disa pretendime shkencore që pranohen sot, do të pranohet ende si të tilla nga komunitetet shkencore pas 5000 vjetësh?

Më skeptikët ndaj pretendimeve shkencore, përdorin shpesh një argument të thjeshtë:shkencëtarët ishin të sigurt edhe në të kaluarën, dhe në fund gabuan. Fizikanti AlbertMiklson (i famshëm për eksperimentin Mikelson–Morli ) shkroi në vitin 1903:”Ligjet dhe faktet më të rëndësishme themelore të shkencës së fizikës, janë zbuluar që të gjitha. Ato janë vërtetuar aq mirë, saqë është shumë e largët mundësia që ato të zëvendësohen ndonjëherë si pasojë e zbulimeve të reja”.

Kjo deklaratë u bë vetëm pak vite para se fizika të transformohej rrënjësisht, si pasojë e zhvillimit të Teorisë së Relativitetit të Përgjithshëm dhe Mekanikës Kuantike. Ka edhe shumë citate të ngjashme, që me sa duket dëshmojnë besimin e tepërt edhe të shkencëtarëve më të mirë.

Naomi Oreskes, historiane dhe mbrojtëse e shkencës, shkroi në librin e saj të vitit 2019 “Pse t’i besojmë shkencës?” se historia e shkencës tregon se të vërtetat shkencore “janë të rrëzueshme” dhe “kontributet e shkencës nuk mund të shihen si të përhershme”.

Fituesi i Çmimit Nobel në Fizikë, Stiven Ueinberg, ka thënë:”Ka të vërteta që presin tëzbulohen, të vërteta që sapo të zbulohen, do të përbëjnë një pjesë të përhershme të njohurive njerëzore”. Por kundërpërgjigja e Oreskes është e fortë:”Ueinberg është një njeri i shkëlqyer. Por kjo deklaratë pasqyron ose një padije tronditëse të historisë së shkencës, ose një shpërfillje po aq tronditëse të provave të zbuluara nga një fushë tjetër”. Ajo e kishte fjalën për historinë

Po çfarë janë “faktet shkencore”? Sipas përulësisë intelektuale, “faktet” ekzistojnë vetëm në një kuptim të dobët:ato janë të përkohshme, dhe në lidhje me paradigmën aktuale. Në ndryshimet e paradigmës gjatë historisë, “faktet” janë lënë shpesh pas, dhe vendin e tyre e zënë faktet me të reja.

Njerëzit që pajtohen me qasjen e përulësisë intelektuale, nuk thonë domosdoshmërisht se asgjë nuk është e përhershme. Ata mendojnë se ne nuk e dimë se cilat pretendime (nëse ka tëtilla), janë imune ndaj ndryshimit të paradigmës së ardhshme. Por ashtu nuk thonë se nuk duhet t’i besojmë shkencës. Oreskes është absolutisht i qartë për këtë.

Por përulësia intelektuale, nis të duket absurde kur të çon në përfundimin e saj logjik. Kjo do të thotë që ne nuk e dimë nëse Dielli është vërtet një yll, se kontinentet lëvizin, se duhani shkakton kancer, apo që ngrohja globale bashkëkohore është reale dhe e shkaktuar nga njerëzit .

Në të gjitha këto raste (dhe shumë të tjera), opinioni i komunitetit shkencor e ka vënë çështjen jashtë dyshimit të arsyeshëm që shumë kohë më parë. Është absurde të supozohet se pas 50 vjetësh, pas një revolucioni shkencor, ne mund të kthejmë kokën pas dhe të themi:”Njerëzit besonin dikur se pirja e duhanit shkakton kancer!”.

Nëse kjo do të ishte e arsyeshme, mund të supozohej gjithashtu se Toka mund të ishte e sheshtë. Sigurisht, mua më duket krejtësisht e pamohueshme që Dielli është një yll, dhe më duket absurde të dyshosh tek kjo gjë. Por ndoshta nuk do t’u duket aq absurde atyre që do tëjetojnë në një paradigmë të së ardhmes.

Siç e tregoj në libri im, në rastet kur një konsensus vërtet i fortë shkencor, pasohet nga zhvillimi i instrumenteve që mund ta verifikojnë sendin ose procesin në fjalë, konsensusi shkencor është i përligjur. Për këtë gjë ka shumë shembuj. Sot ne kemi mikroskopë që mund të zbulojnë sjelljen e viruseve, dhe ne e shohim se viruset bëjnë atë që ne e dinim tashmë se po bënin.

Po ashtu, ne mund të përdorim mikroskopët për të parë strukturat e të gjitha llojeve të molekulave dhe sërish, në çdo rast kur ka pasur një konsensus të fortë shkencor në lidhje me strukturën (për shembull molekula e unazës gjashtëkëndore të benzenit), zbulojmë se konsensusi ishte i drejtë.

Po kështu, edhe kur bëhet fjalë për strukturën me spirale të dyfishtë të ADN-së. Këto raste tregojnë se një konsensus solid shkencor ndërkombëtar, mund të besohet se zbulon të vërtetën. Dhe kjo përfshin rastet kur ne nuk kemi zhvilluar ende (dhe mund të mos zhvillojmë kurrë) teknologji që na lejojnë të vëzhgojmë atë që aktualisht është e pavëzhgueshme.

Po në lidhje me shqetësimin se dikur komunitetet shkencore arritën një konsensus të fortë, në lidhje me një ide që tanimë është hedhur poshtë tërësisht? Unë kam konstatuar se gjatë gjithë historisë së shkencës, kur janë plotësuar dy kriteret specifike të mëposhtme, pretendimi në fjalë nuk është rrëzuar kurrë, por thjesht është vërtetuar më tej.

Së pari, të paktën 95 për qind e shkencëtarëve janë të gatshëm ta deklarojnë pretendimin e tyre pa mëdyshje. Së dyti, kur komuniteti shkencor është i madh, ndërkombëtar dhe përfshin një larmi të konsiderueshme perspektivash (si për shembull në lidhje me shkencën e klimës).

Këto kritere plotësohen, vetëm kur ekziston një masë e madhe provash shkencore të klasit tëparë në lidhje me pretendimin në fjalë. / “The Conversation” – Bota.al