“A ju tregoi klienti juaj pse e ka grushtuar Berishën?”, përgjigjet avokati i Gert Shehut - Gazeta Express
string(85) "a-ju-tregoi-klienti-juaj-pse-e-ka-grushtuar-berishen-pergjigjet-avokati-i-gert-shehut"

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 14:06

“A ju tregoi klienti juaj pse e ka grushtuar Berishën?”, përgjigjet avokati i Gert Shehut

Shqiperi

Gazeta Express

09/12/2022 14:06

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Gert Shehun, 31-vjeçarin që goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha në protestën e opozitës 3 ditë më parë.

Referuar dëshmisë së Shehut e cila ka qenë kontradiktore, gazetarët kanë pyetur avokatin mbrojtës nëse ia ka treguar arsyen.

Lexo Edhe:

Avokati mbrojtës i Gerti Shehut: Sot kemi bërë një akt-ekspertimi të zgjeruar që do të thotë që të përfshihen dhe profesorë të psikiatrisë, të kësaj fushe në mënyrë që të përcaktojmë saktë shkallën ose në çfarë gjendje është personi dhe për të përcaktuar pastaj veprimin që është bërë.

Pyetje: A ju tregoi klienti juaj pse ka qëlluar Berishën?

Avokati mbrojtës i Gerti Shehut: Fragmente-fragmente bëri deklarime të ndryshme. Nuk pata komunikim pse u bë.

Avokati mbrojtës i tij kërkoi masë më të butë sigurie si arrest në shtëpi ose shtrim të detyruar në spital, por nuk u pranua nga Gjykata.

/Gazeta Express