A janë në fakt “UFO-t” armë të reja sekrete të SHBA-së ose Rusisë? - Gazeta Express
string(63) "a-jane-ne-fakt-ufo-t-arme-te-reja-sekrete-te-shba-se-ose-rusise"

Mistere

Gazeta Express

21/07/2022 23:14

A janë në fakt “UFO-t” armë të reja sekrete të SHBA-së ose Rusisë?

Mistere

Gazeta Express

21/07/2022 23:14

Nga Holman W.Jenkins, Jr.

Është e vërtetë, që të ashtuquajturat Fenomene Ajrore të Paidentifikuara ose UAP, siç i quan ushtria amerikane, ka të ngjarë të mos jenë ruse.

Lexo Edhe:

Shikimet më të besueshme të supozuara,kanë qenë ato të pilotëve ushtarakë amerikanë gjatë misioneve stërvitore në hapësirën ajrore të rezervuar për operacionet stërvitore ushtarake amerikane

Tashmë e dimë se UFO-t nuk janë sisteme sekrete ruse, deklaruan disa blogerë dhe analistë, pasi pushtimi i dështuar i Rusisë në Ukrainë, nuk arriti të prodhojë prova të aftësive të avancuara të Moskës. Në fakt, ne nuk e dimë me siguri një gjë të tillë. Është e vërtetë, që të ashtuquajturat Fenomene Ajrore të Paidentifikuara ose UAP, siç i quan ushtria amerikane, ka të ngjarë të mos jenë ruse.

Shikimet më të besueshme të supozuara,kanë qenë ato të pilotëve ushtarakë amerikanë gjatë misioneve stërvitore në hapësirën ajrore të rezervuar për operacionet stërvitore ushtarake amerikane. Nëse objektet janë reale dhe produkt i ndonjë qeverie, ka të ngjarë të jenë tonat.

 Por një teknologji e tillë do të kishte një rrezik destabilizues, dhe me gjasë nuk do të zbulohej nga asnjë fuqi që e zotëronte atë. Nëse pamjet misterioze janë ato që duken – objekte të vogla fluturuese tejet të shpejta dhe shumë të manovrueshme – atëherë ato do ta prishnin menjëherë ekuilibrin e vendosur prej disa dekadash nga armët bërthamore. Kjo pasi sistemet e supozuara pa pilot, mund të përdoren për të shkatërruar me shpejtësi dhe tërësisht forcat bërthamore të armikut, edhe pa përdorur armë bërthamore.

Në pushtimin e Ukrainës, Rusia ka flirtuar me shumë rreziqe strategjike. Dhe do të kishte shumë më tepër se sa kaq, nëse do të zbulonte aftësi ushtarake transformuese. Kina dhe India do të ishin po aq të alarmuara sa SHBA-ja dhe NATO-ja, duke i dhënë fund çdo barriere që i mban ato tani gati neutrale në luftën e Rusisë. Për ata që nuk e kanë vënë re, çështja e UFO-ve u rishfaq në skenë me një urgjencë të re pas publikimit të vitit 2017 nga Pentagoni të disa videove të regjistruar nga pilotët amerikanë të objekteve fluturuese të pashpjegueshme.

Vitin e kaluar, një raport i paklasifikuar nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (DNI), theksoi se nuk mund ta zgjidhte dot këtë mister. Në maj të këtij viti, zëdhënësi kryesor i Pentagonit i quajti “shumë të rëndësishme” seancat dëgjimore në Kongres në lidhje me këtë çështje.

Ish-shefi i CIA-s së Obamës, Xhon Brenan, deklaroi në një intervistë për mediat, se të dhënat e deritanishme sugjerojnë një “lloj aktiviteti, për të cilin disa mund të thonë se përbën një formë të ndryshme të jetës”. Raporti i DNI përmendi 80 raste midis viteve 2004- 2021, në të cilat fenomene të pashpjegueshme ajrore, u zbuluan nga lloje të shumta sensorësh ushtarakë.

Përfundimi i supozuar i komunitetit tonë të inteligjencës:”Shumica e UAP-ve të raportuara, përfaqësojnë ndoshta objekte fizike”. Në një shkrim të mëhershëm, unë kam shpjeguar arsyen pse për arsye hapësinore dhe kohore, ato nuk kanë gjasa të jenë anije kozmike aliene. Një pikëpamje alternative, mund të gjendet në një libër të ri nga ish-bankieri Mark Gober, i cili e mbështet tezën e tij tek besueshmëria e shumë njerëzve , që besojnë ose dyshojnë se kanë parë prova të takimeve me alienët. Por, kushdo që përfshihet në këtë debat, duhet të nisë të dyshojë nga deklaratat e fundit të disidentes ruse Julia Latinina, e cila po në këtë gazetë bëri thirrje javën e kaluar për një “garë të re armatimi”, duke përfshirë “armët shumë të sakta, që mund të shkatërrojnë sistemet e lëshimit të armëve bërthamore të Rusisë, dhe t’ia bëjmë të qartë zotin Putin se ne nuk kemi frikë t’i përdorim ato”.

Për SHBA-në, zbulimi i aftësive të tilla do të ishte një “As” nën mëngë, madje më shumësesa për Kremlinin. Nëse ekzistojnë, këto armë do të duhej të testoheshin diku, me shumë mundësi në ndonjë poligon ekzistues. Ndaj do të ishte i pashmangshëm vëzhgimi i tyre nga personeli i trajnuar. Raporti i DNI, lejon në një mënyrë disi ironike që programet sekrete të qeverisë të shpjegojnë vërtet pamjet e regjistruara. Histeria masive është gjithashtu një mundësi, e nxitur nga fenomene të përditshme, shpjegimi i të cilave, nëse do të mësohet, do të ishte “i mërzitshëm”, siç thoshte dikur senatori Marko Rubio.

Tek e fundit shikimet e dokumentuara të UAP nga ushtria, janë vetëm një nëngrup i vogël pretendimesh të pashpjegueshme që vërehen në mbarë botën. Një histori kryesore ka të bëjë me dëshminë e personelit ushtarak amerikan, që pretendon se vizitorët e huaj kanë përdorur teknologjinë e botës tjetër për të çaktivizuar armët tona bërthamore. I ashtuquajturi Incidenti i Pyllit Rendëllsham, është vetëm më i famshmi  nga këto episode.

Agjencitë e inteligjencës së vendeve të tjera, po i kushtojnë vëmendje debatit tonë për UFO-t, edhe nëse nuk po i publikojnë “përfundimet” e tyre. Vladimir Putin, ish-agjenti gjakftohtë i KGB-së, ka arsyet e tij për të reklamuar herë pas here super–armët ruse, që nuk ekzistojnë ose që ekzistojnë vetëm si projekte në letër. Kërcënimet e tij bërthamore nuk burojnë nga hiçi. Kur të hapen arkivat, mund të zbulojmë se ai po kërkon t’i kundërvihet asaj që ka frikë se janë lojërat mendore të SHBA-së, për të nxitur dyshimet e qeverisë ruse në lidhje me ekzistencën e mundshme të super-aftësive të pazbuluara të Pentagonit. / “Wall Street Journal”