A ishte kjo video e 2021-ës paralajmërim për atë që po ndodh sot mes Rusisë dhe Ukrainës? - Gazeta Express
string(88) "a-ishte-kjo-video-e-2021-es-paralajmerim-per-ate-qe-po-ndodh-sot-mes-rusise-dhe-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2022 12:14

A ishte kjo video e 2021-ës paralajmërim për atë që po ndodh sot mes Rusisë dhe Ukrainës?

Lajme

Gazeta Express

22/02/2022 12:14

Veprimet e Rusisë drejt pushtimit të Ukrainës, më specifikisht vendimi për të njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, duket se ishte paralajmëruar qysh në fundin e vitit 2021 dhe në fillimin e vitit 2022.

Anëtari i Dumes ruse, Vladimir Zhirinovsky, në një fjalim të mbajtur më 27 dhjetor të vitit 2021, kishte thënë se në orën 4 të mëngjesit më 22 shkurt të vitit 2022 do të ndjehet politika e re e Rusisë.

Lexo Edhe:

Një video të tillë e ka sjell në vëmendje Francis Scarr i cili punon në BBC si monitorues.

“Kush ka nevojë për inteligjencën e CIA-s kur e ke Zhirik? (Duke folur më 27 dhjetor).

“Në orën 4 të mëngjesit të 22 shkurtit ju do ta ndjeni [politikën tonë të re]. Unë dua që 2022 të jetë paqësor. Por e dua të vërtetën, për 70 vite kam thënë të vërtetën. Nuk do të jetë paqësor. Do të jetë një vit kur Rusia do të bëhet përsëri madhështore” “ ka shkruar Scarr në profilin e tij në twitter.

Ndërkohë disa komentues në twitter, i kanë replikuar Sarr-it me fotografinë që Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë kishte vendosur në profil gjatë janarit të këtij viti, e që sipas komentuesve numri ishte vendosur qëllimshëm, edhe pse ishte thënë se shënon 220 vjetorin e themelimit të ministrisë së jashtme të Rusisë, [2|20|22].