A është Uran Ismaili në valë të njëjta me kryeqytetasit - Gazeta Express

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

19/07/2021 14:46

A është Uran Ismaili në valë të njëjta me kryeqytetasit

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

19/07/2021 14:46

Edhe s’di a e keni hetuar Uran Ismaili si njeri ka shumë energji pozitive, që nuk i venitet edhe atëherë kur shijon humbjen në politikë e që është tjetër segment i jetës së tij publike, që është gjithsesi vlerë dhe përvojë në vete. S’di a e keni hetuar se Urani e ka marrë shumë seriozisht dhe shumë për zemër kandidimin e tij për ta udhëhequr Prishtinën. Ai është në valë të njëjta me kryeqytatasit

Faton Abdullahu

Lexo Edhe:

1.Uran Ismaili nuk është katapultuar për kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës. Ai nuk është i panjohur për qytetarët e Kosovës, përkatësisht të Prishtinës. Përkundrazi, Urani ka kohë që është në politikë dhe ka përvojë në këtë zanat. Në të vërtetë ka shumë përvojë në veprimtarinë institucionale apo thënë ndryshe në shërbimin publik dhe atë në shumë segmente dhe në mënyra të ndryshme. Ai ka qenë Ministër i shëndëtësisë, deputet dhe për disa vite edhe Sekretar në PDK. Kjo përvojë pa dyshim është përparësi shumë e madhe që ja shton vlerën kandidaturës së tij për Prishtinë.

2.Dikush do të thotë se në historitë e garave elektorale për të parin e një qytetit, ka raste kur ndonjë kandidatë duke qenë krejt anonim, ky fakt nuk i ka penguar që të bëj garë të mirë dhe më pas të tregohet i suksesshëm në punën e tij. Bile ka raste kur të qenunit anonim për një kndidatë është kthyer në përparësi. Mund të jetë edhe kështu. Por për Uranin fakti se të tjerët e njohin si figurë publike, si dikush që ka përvojë në këtë fushë, nuk do të ishtë përparësi, vetëm nëse kjo njohje do të ishte për te negative dhe për dikend të pasuksesshëm dhe të korruptuar. Ky nuk është rasti, prandaj Urani është rasti i mirë për Prishtinën, në të vërtetë rasti më i miri.

3.Ka një tjetër fakt shumë të rëndëishëm që besoj se do të jetë përparësi e madhe për Uran Ismailin nëse votuesi kryeqytetas do ta ketë parasysh. Për dallim nga dy subjektet politike, LDK dhe Vetëvedosja, përkatësisht kandidatëve që do të kenë ato për Kryetar të Prishtinës  pothuajse të gjitha dështimet, mossukseset apo ngecjet në qeverisjen komunale të Prishtinës, nuk mnud të ndërlidhen drejtëpërsëdrejti me subjektin që Urani përfaqëson. Githësesi ky, në njëfarë mënyre shfajësim, dhe kjo përgjegjësi, nuk mund të përdoren nga dy subjektet tjera politike,  të cilat, në periudha të ndryshme kohore kanë qeverisur me Prishtinën. Për aq sa ka pasur dështime në qeverisjen komunale në Prishtinë për shumë vite, e ato gjthsesi nuk kanë qenë të vogla, kjo patjetër duhet të jetë përparësi për Uran Ismailin. Thjeshtë Urani mund të kërkoj ti jepet mundësia, sepse ate dhe subjektin e tij, tashmë në procese të mëdha të ndryshimeve, nuk e kanë provuar kryeqytetasit në qeverisjen komunale.

4.Përparësi tjetër e Uran Ismailit është se ai është Kryetar i Degës së Pristinës për PDK-n, tash e disa vite. Pse është kjo përparësi ? Ta kesh përkrahjen e një partie të madhe në fushatë dhe jo vetëm, ta njohësh atë parti mirë dhe gjithanshëm, sidomos në Prishtinë, për më shumë të jesh pjesë aktive dhe lartë në strukturat e tij, sikundër është Uran Ismaili, gjithsesi se bëhet parakusht se do ta kesh ndihmën e strukturuar dhe gjithë atë mekanizëm, apo thënë ndryshe, do të mund ta vësh në lëvizje ate, ta orientosh dhe bësh punë e bashkëpunime kreative edhe gjatë fushatës, por gjithsesi edhe gjatë qeverisjes pas fitores. Mos pasja e përkrahjes së Kryearit të një qyteti nga subjekti politik i tij që e ka ndihmuar të fitoj, është shembull që ka ndodhur në Prishtinë dhe kjo gjithsesi ka determinuar qeverisje më të dobët në dëm të kualitetit të jetës së qytetarëve. Urani ka të gjitha prekonditat të cilat dëshmojnë se ky nuk do të jetë rast me te, përkundrazi.   

5.Edhe pse Uran Ismaili me subjektin e tij, për dallim prej subjekteve tjera të cilat kandidojnë për Prishtinën, nuk ka përgjegjësie për dështimet në të kaluarën në qeverisjen komunale në Kryeqytet, nëse e keni dëgjuar ai nuk niset, (sikundër e ka bërë këtë pandalshëm VV në nivel vendor), me qasjen përjashtuese dhe krejt dekadente “qe 20 vjet e keni shkatëru këtë vend”. Uran Ismaili sot, nuk po i thotë VV-së dhe LDK-së “qe 20 vite e keni shkatërru këtë qytet” Thjesht me këtë Urani nuk po thotë se, në këtë qytet, qe 20 vite nuk është bërë asgjë, Jo. Urani nëse e keni dëgjuar gjatë fushatës që ai e ka filluar heret, për më shumë po konstaton se “duhet të shohim kah e ardhmja” duke shtuar se “nuk do të mbesim vetëm duke kritikuar”. Qasje gjithsesi, sa pragmatike aq edhe e guximshme e cila jep më shumë mundësi dhe hapësië funksionale konkurencës së mirëfilltë e jo eklipsimit të problemeve apo krijimit të përceptimit se ka ofertë për zgjidhje vetëm me sharje e kritika përjashtuese.

6.Uran Ismaili jeton dhe punon në Prishtinë. Një pjesë të mirë të arsimimit e ka bërë edhe jashtë vendit. Është i martuar ka dy fëmijë. Thjeht Urani me familjen e tij, ndan të mirën e të keqen bashkë me kryeqytetasit e tjerë në të gjitha segmetet. Edhe s’di a e keni hetu Uran Ismaili si njeri ka shumë energji pozitive, që nuk i venitet edhe atëherë kur shijon humbjen në politikë e që është tjetër segment i jetës së tij publike, që është gjithsesi vlerë dhe përvojë në vete. S’di a e keni hetu se Urani e ka marrë shumë seriozisht dhe shumë për zemër kandidimin e tij për ta udhëhequr Prishtinën. Ai është në valë të njëjta me kryeqytatasit.