A është gati abetarja e re e përbashkët me Shqipërinë? - Gazeta Express
string(53) "a-eshte-gati-abetarja-e-re-e-perbashket-me-shqiperine"

Gazeta Express

27/08/2022 22:16

A është gati abetarja e re e përbashkët me Shqipërinë?

Gazeta Express

27/08/2022 22:16

Gazetare: Elena Ukaj

Një pjesë e librave shkollorë janë tashmë. Mësuesit janë përkujdesur që nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” në kryeqytet, të mos u mungojë asnjë libër.

Përmbajtja e këtyre teksteve shkollore ka ndryshuar për këtë vit.

Drejtoresha e kësaj shkolle Mimoza Krasniqi, thotë se përgatitjet për shpërndarje të teksteve kanë filluar edhe pse ende nuk është sjell në hapësirën e shkollës sasia e të gjithë librave të nevojshëm.

Nga 1 shtatori, sipas planifikimeve nxënësit e klasës së parë do të pajisen me abetare të re, atë të përbashkët me Shqipërinë.

Mirëpo, shkollat e kryeqytetit ende nuk janë pajisur ende me këtë libër.

Mësuesja e klasës së parë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë Vjollca Ramabaja, thotë se nuk kanë informacione nëse hartimi i këtij libri ka përfunduar.

Në anën tjetër, si të domosdoshëm ndryshimin e shumë teksteve shkollore po e  Rinor Qehaja nga instituti EdGuard.

Ndryshe, një abetare tjetër e përbashkët ishte miratuar vite më parë, por e njëjta nuk gjeti përdorim në institucionet e Arsimit në Shqipëri.