A do të jetë sërish kandidat për kryeministër? Përgjigjet Haradinaj - Gazeta Express
string(66) "a-do-te-jete-serish-kandidat-per-kryeminister-pergjigjet-haradinaj"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 22:34

A do të jetë sërish kandidat për kryeministër? Përgjigjet Haradinaj

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 22:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur nëse do të jetë sërish kandidat për kryeministër.

Ai u shpreh se ende nuk është e konfirmuar, por tha se nuk ka ndonjë zhvillim ndryshe, pra mbetet bartës i listës.

“E kemi diskutuar në Aleancë, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm. Nuk kemi ndonjë zhvillim të ri, pra ndryshe nga kjo, ende nuk e kemi konfirmuar, por e kemi diskutuar, mbetem bartës i listës”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së u shpreh gjithashtu se aleanca do të përpiqet të punojë që ofertat t’i ketë, siç tha “sa më racionale”.

“Atë përvojë që kemi akumuluar, ato njohuri që i kemi për temat, për qeverisjen, dëshirojmë t’i ndihmojmë vendit, duke qenë sa më adekuat”, tha Haradinaj në Rubikon.