Unë, Albulena, një grua e vështirë! - Gazeta Express
string(32) "une-albulena-nje-grua-e-veshtire"

Unë, Albulena, një grua e vështirë!

Gazeta Express

22/06/2020 12:12

Shkruan: Albulena Kadriu

Bota ne te cilen jetojme ne eshte krijuar nga vet burrat per burrat dhe grate duhet te japin zor me shume per t’u pershtatur dhe jetuar. Eshte njejte sikur kemba jote te jete nr 38, por ti detyrohesh te mbathesh atlete me numer 43 dhe perseri te vraposh me te njejten lehtesi dhe shpejtesi si burrat. Megjithate, realiteti eshte tjeter: te vraposh me atlete qe nuk jane bere per kemben tende eshte tejet e veshtire, frustruese dhe pothuajse e pamundur, e di sepse vrapoj pothuajse cdo dite ne Germi. Edhe pse gjysma e njerezve ne planetin toke po perballen saktesisht me probleme te ngjashme dhe nje pjese e gjysmes tjeter jane te informuar se kembet e tua jane bere varre dhe per ty eshte e veshtire ne pergjithesi te ecesh e le me te vraposh, per cudine tende me te madhe ti duhet te perballesh me komente te cilat vrajne cdo pike guximi tend per te qene nje version me i mire i vetes tende: “ju grate vetem ankoheni, po atlete te njejta ke ti sikur gjithe burrat tjere! Nese je vertete e zoja do ia kishe dal!”, “Edhe mua me dhembin shputat, po nuk po e beje kaq te madhe si ti! Nuk e kuptoj pse viktimizoheni” te thote nje burre tjeter i cili ka atlete 43.5 posacerisht te bera per kembe mashkullore. “Une nuk e kuptoj pse po mundohesh te dalesh nga vetja duke provuar te besh gjera mashkullore. Nuk eshte vrapimi per gra. Pse nuk sillesh si zoje, e te mos e mundosh veten?!” nje koment tjeter nga nje grua e cila ka shperlarje totale te trurit nga patriarkati dhe sinqerisht beson se ajo cka mundet ose jo nje grua definohet nga mendimet e burrave ne jeten e saj.

Lexo Edhe:

Nuk po them se kjo menyre jetese eshte krijuar nga burrat me qellime te keqija ne mendje per grate; eshte krijuar duke mos marr parasysh fare grate!

Ky vezhgim i imi nuk eshte dicka e re, sepse nje gje te tille e ka shkruar dhe Simon De Beauvoir ne vitin 1949, kur e spjegon se burrat i definojne grate jo si qenie te pavarura, por si qenie ne relacion me ta! Ky lloj kendveshtrimi prej botes se burrave, e fatkeqsisht edhe te grave qe jane produkt i patriarkatit, eshte kaq i theksuar dhe i perhapur dhe rezulton si e verteta absolute per ta.

Kur dikush beson ne te verteten absolute dhe mendja e tij/saj eshte e mbyllur ndaj cdo mendimi ndryshe, grate e “veshtira”, ato qe guxojne te thejne barrierat, ato qe guxojne te ngritin zerin aty ku kurre nuk eshte degjuar ze gruaje perballen me sfida te hatshme dhe lincohen pa meshire. E kur nuk arrijne te te rrezojne ty, atehere kapen me rrethin tend te ngushte per te bere presion indirekt i cili sigurisht eshte me i dhimbshem kur vije nga antaret e familjes apo rrethi i ngushte. Personalisht e kujtoj nje rast te ngjashem ne mes te shume rasteve te panumerta. Ishte nje kohe mjafte e bukur e jetes time kur une po udhetoja dhe po mesoja kaq shume gjera te bukur gjate levizjeve te mija ne vendet Evropiane dhe mendoja se te gjithe e perceptonin kete pervoje time si dicka te jashtezakonshme (ceshtje naiviteti e kuptoj tani). “U kenaqe duke udhetu…” me tha nje kusheri me i vjeter i familjes time, kur u takuam rastesisht gjate vizites time ne fshat. “Po, bre shume kenaqesi me pa kulture dhe vende ndryshe prej vendit tone. Sa shume kena hapsire me mesu”. “Po bre, po s’di qysh po lejon i dashuri yt se… si me mos me kone burre!!!”

Edhe tani kur e kujtoj kete bisede, une ndjej ngushtim kraherori nga keto fjale nencmuese. Nuk ishte nje kusheri cfaredo, ishte kusheriri “profesor” i cili ne mendjen time, ishte njeriu i fundit qe do te mund t’i thonte ato fjale…

Te konsiderohesh si nje qenie pa aftesi te mira vendimarrje qe ke nevoje per lejen e nje personi tjeter (sepse disi ai personi vetem per faktin qe eshte burre ka njohuri te thella se cka eshte mire per ty), ne moshen njezet e ca vite, kur une kisha perfunduar tashme dy nivele te shkollimit te larte dhe isha punesuar ne nje nga bankat me serioze ne vend ishte ndjenje e mbushun me plote deshprim dhe lendim.

Sidoqofte, ndjeva njefare lehtesimi qe i dashuri im nuk ishte aty prane per te degjuar keto fjale dhe si rezultat te ndikohej e te fillonte te me bente presion te jem nje grua me e degjuar dhe nenshtruar, sikur KREJT grate e tjera!

Po besoj qe keto vendime te jetes time qe kam marr per te udhetuar vet apo me disa vajza pa shoqerine e nje burri te familjes apo te dashurit, per te ngritur zerin publikisht permes rrjeteve sociale per padrejtesite qe iu behen grave vazhdimisht, per te aplikuar per burse dhe studiuar ne nje vend tjeter e vetme perderisa kisha statusin e fejuar, per te ndare kohen time dhe shoqeruar me gra qe nga te tjeret konsiderohen si “te perdala”, per te folur per tema te seksualitetit ne rrethe shoqerore pa u ndjere parehat, per t’u perballe me burrat dhe grate haptas qe marrin guximin ne pranine time te stigmatizojne grate e tjera dhe kerkuar prej tyre qe te kerkojne falje per keto sjellje te pahijshme, per te ngritur ceshtjen e puneve te shtepise qe pritet te kryhen nga grate, me kategorizon mua direkt ne grupin e grave te veshtira. Fatmiresisht, une nuk e kam fare problem te kategorizohem si e tille perderisa kjo nenkupton qe te pakten gjeneratat e reja te grave nuk do te konsiderohen te tilla por njerezit qe i konsiderojne ato ne kete menyre te pa mireseardhur ne shoqerite e civilizuara.

For the women who persist: keep on being bloody difficult! Caroline Criado Perez