Dimitrov del pozitiv me koronavirus, pak ditë pas takimit me Djokovicin - Gazeta Express
string(70) "dimitrov-del-pozitiv-me-koronavirus-pak-dite-pas-takimit-me-djokovicin"

Gazeta Express

22/06/2020 9:16

Dimitrov del pozitiv me koronavirus, pak ditë pas takimit me Djokovicin

Gazeta Express

22/06/2020 9:16

Numri 19-të i botës në tenis, Grigor Dimitrov, i cili luajti në dy turnetë e organizuara së fundmi nga Novak Djokovic, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Tenisti bullgar u tërhoq nga turneu i dytë që po mbahet në Zadar, Kroaci, të shtunën për shkak se ishte sëmurë pas humbjes kundër Borna Coric, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

29-vjeçari ka konfirmuar vetë se është infektuar me Covid-19 dhe ka kërkuar falje nëse e ka shpërndarë virusin.

“Më vjen shumë keq për çfarëdo dëmi që kam mundur ta shkaktoj”, ka thënë Dimitrov.

Finalja e djeshme, në të cilën pritej të luante numri një i botës, serbi Djokovic, u anulua.

Dimitrov, i cili po ashtu luajti në turneun e parë në Beograd javën e kaluar, shkroi në Instagram: “Kam dalë pozitiv për Covid-19 në Monako. Dua të sigurohem se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me mua gjatë ditëve të fundit do të testohen dhe do t’i marrin masat e nevojshme parandaluese”.

“Jam kthyer në shtëpi për ta rimarr veten. Faleminderit për përkrahjen dhe ju lutem ruajeni shëndetin”, shtoi ai. /Gazeta Express/