E dashura e Ledrit takon ish-in e tij, Dafina dhe Sara bashkë në një foto - Gazeta Express
string(72) "e-dashura-e-ledrit-takon-ish-in-e-tij-dafina-dhe-sara-bashke-ne-nje-foto"

Gazeta Express

18/06/2020 11:39

E dashura e Ledrit takon ish-in e tij, Dafina dhe Sara bashkë në një foto

Gazeta Express

18/06/2020 11:39

Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha janë takuar dhe shfaqen të dyja të buzëqeshura në një fotografi.

Dafina Zeqiri, Ledri Vula e Lumi B janë bërë bashkë për të sjellë një këngë për sezonën e verës.

E treshja madje tashmë kanë filluar edhe me xhirimet e videoklipit për këngën, xhirime këto që kanë bërë bashkë Dafinën dhe Sarën, të dashurën e tanishme të Ledrit, shkruan Gazeta Express.

Ato pozojnë bashkë në një foto që Dafina ka postuar në Instagramin e saj, derisa me to shihet edhe bashkëshortja e reperit Lumi B, të cilat edhe i ka etiketuar.

Të paktën publikisht, kjo është hera e parë që Sara e Dafina shihen bashkë, ndërsa duket se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira.

Ledri ka vite që është në lidhje me Sarën, derisa me Dafinën ka ruajtur raportet e mira, edhepse lidhja mes tyre nuk funksionoi.

Ky është bashkëpunimi i tretë i Dafinës e Ledrit, që vjen gjashtë vite pas këngës ‘I got your back’, ndërsa me Lumin Dafina së fundi ka sjellë dy bashkëpunime shumë të suksesshme.

Ende nuk dihet titulli apo data e publikimit të kësaj kënge./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement