Meçi Joshua – Fury mund të shtyhet shkaku i boksierit ukrainas - Gazeta Express
string(60) "meci-joshua-fury-mund-te-shtyhet-shkaku-i-boksierit-ukrainas"

Meçi Joshua – Fury mund të shtyhet shkaku i boksierit ukrainas

Gazeta Express

17/06/2020 14:43

Meçi i Anthony Joshuas me Tyson Furyn mund të mos jetë unifikues për të gjithë titujt e peshave të rënda në boks, përveç nëse Joshua gjen kohë ta mbrojë titullin e WBO kundër boksierit ukrainas, Oleksandr Usyk, para përballjes me bashkëkombësin e tij.

Kampioni i IBF, WBA dhe WBO, Joshua, ka arritur marrëveshje për t’u ndeshur me kampionin e WBC, Furyn, dy herë gjatë vitit të ardhshëm, në tentim për t’i marrë të gjithë titujt në kategorinë e peshave të rënda.

Lexo Edhe:

Por, Usyk, kundër të cilit Joshua është i detyruar të zhvillojë meç për ta mbrojtur titullin e WBO mund të ndikojë që meçi Joshua – Fury të mos jetë unifikues. Kjo pasi që Joshua mund ta humbë titullin WBO nëse e injoron Usykun para përballjeve me Furyn, duke bërë që titulli i WBO të mbetet pa kampion.

Joshua tashmë e ka në agjendë meçin kundër Kubrat Pulev, kundër të cilit është i detyruar të luftojë për ta mbrojtur titullin e IBF, përderisa Fury do të takohet me Deontay Wilderin për herë të tretë.

Por, Usyk, i cili pritet ndërkohë të përballet me Derek Chisoran, synon ta zhvillojë edhe ai një meç kundër Joshuas, para se ky i fundit t’i zhvillojë meçet me Furyn.

“Meçi i detyrueshëm mes Usyk dhe Joshuas për WBO ishte supozuar të zhvillohej para meçit kundër Pulev. Por, ne e mirëkuptuam atë dhe nuk bëmë shumë presion, duke ia lejuar Joshuas të përballet për IBF, përderisa Useyk lufton kundër Chisoras”, ka thënë promotori i Usyk, Alexander Krassyuk.

“Por, kjo u bë me qëllimin që kampioni i titullit IBF, qoftë ky Pulev apo Joshua, pastaj do të duhej të përballej kundër Usyk”.

“Kjo do të thotë se Joshua ose do të duhet të luftojë kundër Usykut së pari ose do të duhet të luftojë kundër Furyt pa titullin e WBO”. /Gazeta Express/