Dana White kërcënon sportisten: Do ta vras po u largua nga UFC - Gazeta Express
string(61) "dana-white-kercenon-sportisten-do-ta-vras-po-u-largua-nga-ufc"

Dana White kërcënon sportisten: Do ta vras po u largua nga UFC

Gazeta Express

17/06/2020 12:13

Pas deklaratës së kampiones së dyfishtë të botës në artet marciale mikse, Amanda Nunes, se mund të tërhiqet nga sporti, ka ardhur reagimi i presidentit të UFC-së, Dana White. Ai ka përdorur tone të ashpra ndaj Nunes.

Do ta vras nëse tërhiqet. Ne e kemi ndërtuar këtë Divizion pikërisht për atë. Gjithçka është bërë për atë. Dhe tani ajo dëshiron të largohet. Në asnjë mënyrë”, u shpreh Dana White për “MMA Mania”.

Lexo Edhe:

Më tej, presidenti i UFC-së shtoi: “E kam thënë se njerëzit duhet të kenë kujdes kur thonë fjalën tërheqje. Natyrisht që një si Nunes, që ka arritur majat, mund ta bëjë një gjë të tillë. Ajo është e mbushur me parà nga ne”.