NFL ndan 250 milionë dollarë për ta luftuar racizmin në ShBA - Gazeta Express
string(60) "nfl-ndan-250-milione-dollare-per-ta-luftuar-racizmin-ne-shba"

Gazeta Express

12/06/2020 14:13

NFL ndan 250 milionë dollarë për ta luftuar racizmin në ShBA

Gazeta Express

12/06/2020 14:13

Liga e futbollit amerikan NFL i ka ndarë 250 milionë dollarë për të ndihmuar në luftimin e racizmit sistematik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një periudhe dhjetëvjeçare.

Fondi do “ta përkrahë betejën kundër padrejtësive të vazhdueshme dhe historike me të cilat janë përballur afro-amerikanët”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Javën e kaluar, NFL tha se lojtarët duhet të lejohen të protestojnë gjatë intonimit të himnit kombëtar.

Ulja në gjunjë teksa intonohet himni – formë proteste ndaj racizmit që u nis nga Colin Kaepernick – ishte ndaluar në maj të vitit 2018, përderisa rregulla u suspendua më vonë në korrik.

Këtë muaj, lojtarët e NFL – përfshirë këtu Patrick Mahones dhe Odell Beckham Jr – kërkuan që liga “ta kundërshtojë racizmin dhe shtypjen sistematike të njerëzve me ngjyrë”.

Protestat kanë shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë vende të tjera në botë gjatë tri javëve të fundit pas vdekjes së George Floyd – amerikanit me ngjyrë të paarmatosur, i cili vdiq pasi një polic i bardhë ia mbajti gjurin mbi qafë për gati nëntë minuta, në Minneapolis më 25 maj.

“NFL dhe klubet tona do të vazhdojë të bashkëpunojnë me lojtarët e NFL për t’i përkrahur programet që merren me reforma në sistemin e drejtësisë, policisë dhe zhvillimin ekonomik dhe arsimor”, thuhet në njoftimin e NFL. /Gazeta Express/