Fury paralajmëron Joshuan: Grushti im është më i fuqishëm - Gazeta Express
string(56) "fury-paralajmeron-joshuan-grushti-im-eshte-me-i-fuqishem"

Fury paralajmëron Joshuan: Grushti im është më i fuqishëm

Gazeta Express

12/06/2020 12:42

Tyson Fury e ka komentuar marrëveshjen për zhvillimin e dy meçeve kundër Anthony Joshuas, teksa ka pretenduar se ai grushton më fuqishëm sesa rivali i tij në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, e konfirmoi këtë javë se dyshja britanike ka arritur marrëveshje për t’i zhvilluar dy meçe vitin e ardhshëm, kur njëri prej tyre do ta ketë mundësinë të shpallet kampion i unifikuar i peshave të rënda në boks, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Joshua i mban titujt IBF, WBA dhe WBO pasi mori hakmarrje për disfatën e tij të vetme në karrierë ndaj Andy Ruiz Jr në dhjetor të vitit 2019. Ai i ka fituar 23 nga 24 meçet e tij, 21 me nokaut.

Ndërsa, triumfi mbresëlënës i Furyt ndaj Deontay Wilderit në rimeçin që u zhvillua në shkurt ia dha atij titullin e WBC. Në këtë meç, Fury e shënoi fitoren e 21-të në karrierë me nokaut, aq sa Joshua por me gjashtë meçe më shumë të zhvilluara.

Përkundër kësaj, Fury e ka paralajmëruar Joshuas se grushtet e tij janë më të fuqishme.

“Unë fillova karrierën si profesionist në moshën 19-vjeçar. Si fëmijë, unë përballesha me burra. Joshua nuk kaloi në nivelin profesionist deri në mes të viteve të 20-ta të tij, kur veçse ishte burrë. Nëse do ta kisha bërë të njëjtën si ai, do t’i kisha nokautuar të gjithë”, ka thënë Fury.

“Unë sapo e kam nokautuar boksierin me goditjen më të fuqishme në histori. Andy Ruiz nuk është grushtues i fuqishëm, por ai e nokautoi Anthony Joshuan”.

“Kështu që mund të them se jam grushtues më i fuqishëm se ai. Ka shumë njerëz që kanë ushtruar me të dy dhe e kanë thënë pikërisht këtë gjë. Nuk ka të bëjë vetëm me fuqinë e grushtit, por me aftësinë prapa atij grushti. Unë jam ende i pamposhtur në karrierën time 12-vjeçare si profesionist”. /Gazeta Express/