Komuna e Prishtinës nderon Sabri Fejzullahun me çmimin 'Çelësi i Qytetit' - Gazeta Express
string(71) "komuna-e-prishtines-nderon-sabri-fejzullahun-me-cmimin-celesi-i-qytetit"

Gazeta Express

11/06/2020 16:32

Komuna e Prishtinës nderon Sabri Fejzullahun me çmimin ‘Çelësi i Qytetit’

Gazeta Express

11/06/2020 16:32

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme (e enjte) është nderuar me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky çmim i është ndarë në Ditën e Çlirimit të Prishtinës për kontributin që artisti ka dhënë për më shumë se 50 vite karrierë. Me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do mbahen edhe disa aktivitete e homazhe te shtatoret e heronjëve.

Fejzullahu është i shoqëruar nga nipi i tij, djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Në mbi gjysmë shekulli karrierë, legjenda e muzikës shqipe numëron hite e projekte të shumta.

Edhe pse ka kaluar të shtatëdhjetat, Sabriu po vazhdon akoma të jetë shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

“Lutje Prishtinës”, “Pranvera në Prishtinë”, “Eja në Prishtinë”, “Goditje në zemër”, “Fshatarja ime”, “Plot rini plot dashuri”, “Nuk harrohet”, “Atje është Kosova”, janë vetëm disa nga projektet e njohura të 72-vjeçarit./telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement