Rita Ora ka postuar disa fotografi provokative për fansat e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të qëndrojë e izoluar në një shtëpi në fermë në veri-perëndim të Londrës.
Ajo atje është e shoqëruar nga motra e saj, Elena, dhe një grup shokësh me të cilët po punon rreth këngëve të albumit të saj të tretë.
Por, Rita shpesh poston imazhe ku shfaq hiret e saj trupore, e këtë e ka bërë edhe së fundi ku ka shfaqur hiret e saj trupore të tonifikuara.
Këngëtarja e lindur në Prishtinë vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, gjë për të cilën ajo është kujdesur edhe gjatë pandemisë, duke i kryer ushtrimet në kushte shtëpie.