I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.
Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenellit, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.
“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenellit.
Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për. /Express/