“Allahu ju shkatërroftë! Muslimani sulmon policët për prangosjen e Ronald Kryemadhit - Gazeta Express
string(82) "allahu-ju-shkaterrofte-muslimani-sulmon-policet-per-prangosjen-e-ronald-kryemadhit"

Gazeta Express

03/06/2020 12:46

“Allahu ju shkatërroftë! Muslimani sulmon policët për prangosjen e Ronald Kryemadhit

Gazeta Express

03/06/2020 12:46

Këtë të mërkurë në Kamëz policia arrestoi Ronald Kryemadhin, i cili i drejtoi armët oficerëve që shkuan ta çojnë në gjykatë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe pengim të fëmijëve për të shkuar në shkollë.

Pas ngjarjes, një i njohur i Ronaldit, i është afruar disa oficerëve të policisë që kanë rrethuar vendngjarjen dhe ka nisur t’i sulmojë, duke i thënë se me prangosjen që bënë, i kanë hapur luftë Allahut. Qytetari legjitimoi veprimin e Ronald Kryemadhit për t’i mbajtur fëmijët larg sistemit shkollor.

“Pse e keni arrestuar, flisni. E marr unë dënimin e tij nëse ka fyer dikë, nëse ka sharë e marr unë përgjegjësinë. Allahu ju shkatërroftë ju dhe ligjet tuaja, jeni duke luftuar kundër Allahut. Kush zemëron një besimtar të Allahut i ka hap luftë Allahut. Hiqni dorë se jeni në luftë me Allahun. Allahu ka me zbrit dënim dhe ndëshkim për ju. Kanë arrestuar një mysliman të pafajshëm, u dashka me çu fëmijët në shkollë me i zhvesh fëmijët. Unë e njoh, është shumë i qetë. Pendohuni te Allahu para se tu vijë vdekja se nuk ka më shpëtim për ju.”-tha qytetari në adresë të oficerëve të policisë./Express