Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian thotë se po punojnë me Shqipërinë për detajet e fundit për bisedimet e negociatave me BE.
Në një postim në Twitter, Calavera shkruan se “Po, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për anëtarësimin e #Shqiperise ?? dhe # Maqedonise se Veriut?? – për anëtarësimin në #BE”.
Komisioneri OliverVarhelyi tha dje se Komisioni Evropian do të paraqesë kornizat e bisedimeve për dy vendet javën e ardhshme.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...