Prej shtatë muajsh në arrati/ Gjykata shtyn më 4 qershor seancën për Agim Kajmakun, çfarë u bë shkak këtë herë - Gazeta Express
string(108) "prej-shtate-muajsh-ne-arrati-gjykata-shtyn-me-4-qershor-seancen-per-agim-kajmakun-cfare-u-be-shkak-kete-here"

Prej shtatë muajsh në arrati/ Gjykata shtyn më 4 qershor seancën për Agim Kajmakun, çfarë u bë shkak këtë herë

Gazeta Express

01/06/2020 13:56

Është shtyrë më 4 qershor seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë Vorës, Agim Kajmakut.

Kajmaku po gjykohet në mungesë, ndërsa shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatit të tij.

Lexo Edhe:

Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar, i cili ndodhet prej 7 muajsh në arrati.

Ish kryebashkiaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, kur kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.