Mesila Doda: Shembja e teatrit ishte akt vetëvrasjeje për Ramën, do ketë përmbysje - Gazeta Express
string(80) "mesila-doda-shembja-e-teatrit-ishte-akt-vetevrasjeje-per-ramen-do-kete-permbysje"

Gazeta Express

29/05/2020 23:17

Mesila Doda: Shembja e teatrit ishte akt vetëvrasjeje për Ramën, do ketë përmbysje

Gazeta Express

29/05/2020 23:17

E pranishme në studion e “Provokacija” këtë të premte me Mustafa Nanon ishte edhe sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda.

Gjatë bisedës në studio është folur për rolin që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka në vend, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për politikë si dhe për Reformën Zgjedhore dhe pritshmëritë që vijnë nga ky proces.

Lexo Edhe:

E pyetur nëse ekzistenca e partisë ku ajo bën pjesë është e nevojshme në politikën shqiptare, Doda u shpreh se PDIU ka në objektin e saj kryesor çështjen kombëtare shqiptare. Dhe, në këtë çështje sipas Dodës, ajo më e pazgjidhura është çështja Çame.

“..Çështja Çame i përket secilit, çdonjërit. Kjo është kauza jonë kryesore. Secila nga partitë duhet ta kishte këtë në program. Por ja që nuk ndodh kështu. Dhe, nëse nuk është presioni i PDIU-së tek të gjitha qeveritë. Dhe, nëse nuk është nevoja e ekzistencës së PDIU-së, për fat të keq, shtangen dhe tërhiqen mbrapsht kur vjen çështja tek presioni i fqinjit,” u shpreh Mesila Doda.

Ndërsa, duke folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, Doda u shpreh se ka qenë e pranishme një natë para se godina të shembej ndërsa shtoi se ishte aty edhe të nesërmen.

Mesila Doda u shpreh: “Kam qenë atë natë përpara se të shembej. Kemi qenë dhe të nesërmen, kemi qenë shumë aktivë, dhe unë dhe Idrizi. Në fakt partitë politikë prodhojnë politike, por kësaj radhe të gjithë e hoqën atë egoizimin politik. Është hera e parë që politikanët e ndrydhën egoizmin e tyre dhe u vunë në shërbim të një kauze. Asnjë qenie njerëzore nuk mundet të ndërtojë një optikë… Unë di që ne kemi një trashëgim shpirtërore në atë vend. Kam parë shfaqje të jashtëzakonshme aty. Kishte nevoje për një teatër të ri, por nuk ishte nevoja që të shkatërrohej një histori, një trashëgimi shpirtërore.”

Ndërsa, duke folur për kryeministrin Mesila Doda u shpreh se Teatri shërbeu si një “akt vetëvrasjeje”, për kreun e qeverisë. Kjo pasi sipas saj me atë godinë ranë edhe fasadat.

Doda shton gjithashtu se me shembjen e teatrit, Ramës i ra edhe fasada që kishte me ndërkombëtarët, ndërsa thekson se nuk do ketë ikje të kryeministrit, por do të ketë përmbysje.

Doda: “Ky shërbeu si një akt vetëvrasjeje për kryeministrin. Me një inat dhe tërbim që u soll me një pjesë të kulturës, në fakt ishte rënia e fasadës së demokracisë.. Për mënyrën sesi u tërbua për dicka që duhet ta bënte me patjetër, sesi shkeli disa ligje.. nuk ka ndodhur ndonjëherë që shteti që të ishte kaq i çoroditur. Dukej si një akt lufte me një ndërtese. Pas kësaj ka ndodhur rënia e fasadës edhe në opinionin ndërkombëtar. Por ka pasur edhe një rënie të jashtëzakonshme në mbështetësit e tij këtu brenda. Rënie si kësaj here nuk pasur kurrë. Do shikosh që nuk do ketë ikje të Ramës do ketë përmbysje… Do ketë një revoltë që kthehet me votë. Njerëzit nuk të falin dot arrogancën dhe vjedhjen në të njëjtën kohë.”

Ndërsa, sa i përket Reformës Zgjedhore, Mesila Doda u shpreh se opozita ka hyrë me një qëllim të vetëm, që të arrihet të votohet lirish dhe, shton ajo, të mos shtrembërohet vullneti i njerëzve.

Mesila Doda: “Opozita ka hyrë më një qëllim të vetëm. Të sigurojë që do votohet lirisht dhe të mos shtrembërohet vullneti i njerëzve, siç ndodhi herën e fundit, të largohen bandat e kriminelet. Këto që them unë janë minimale për një shtet demokratik. Të bësh sikur nuk i do këto nuk është asnjë çudi e madhe..Vota është sforcuar, ka pasur alternime të ndryshme në zona të ndryshme. Por, kriminelët dhe bandat që kontrollojnë njerëzit dhe u lexohet vota para se ta hedhin në kuti. Këtu kemi mbërritur në ditën e qametit. Nuk kemi më zgjedhje…Ky nuk është zhvillim real, kemi nevojë të prodhojmë, për disa shtylla kryesore që t’i japin vendit zhvillim.”