Rita reagon pas vrasjes se Floyd – citon Martin Luther King Jr - Gazeta Express
string(60) "rita-reagon-pas-vrasjes-se-floyd-citon-martin-luther-king-jr"

Rita reagon pas vrasjes se Floyd – citon Martin Luther King Jr

Gazeta Express

29/05/2020 22:45

Këngëtarja kosovare është prekur nga vrasja e George Floyd duke u bashkuar kështu më shumë me amerikanët të cilët kanë filluar një protestë të madhe në disa qytete të Amerikës

Qyteti i Minneapolis në Amerikë po kallet nga protestues të bardhë dhe të zi pasi që një policë vrau një afro-amerikan të prangosur në këtë qytet.

Lexo Edhe:

Nuk eshte vetë ky qytet në Amerikë ku ka trazira, trazira ka edhe në qytete të tjera.

E vrasja e Floyd nuk ka shkuar pa u përmendur edhe nga artistë të ndryshëm amerikanë duke e cilësuar policin Derek Chauvin, tashmë në paraburgim, racist dhe se racizmi nuk mund të këtë vend në Amerikë.

Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe Rita Ora, e cila ka postuar ballinën e Times dhe poshtë saj ka shkruar thënien e Martin Luther King Jr, “Heshtja është tradhti”. /GazetaExpress/