Konfirmohet, La Liga rinis me 11 qershor me ndeshjen Sevilla-Betis - Gazeta Express
string(65) "konfirmohet-la-liga-rinis-me-11-qershor-me-ndeshjen-sevilla-betis"

Gazeta Express

29/05/2020 18:40

Konfirmohet, La Liga rinis me 11 qershor me ndeshjen Sevilla-Betis

Gazeta Express

29/05/2020 18:40

Sevilla dhe Betis do të shkelin të parët në fushë për të rinisur sezonin në La Liga.

Këshilli Superior Sportiv, i kryesuar nga Irene Lozano, ka konfirmuar zyrtarisht se LaLiga do të rifillojë në 11 qershor me derbin Andaluzian midis Sevillës dhe Betisit.

Lexo Edhe:

Përmes një deklarate zyrtare, CSD ka sqaruar gjithashtu se kampionati, që kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u zhvilluar, do të përfundojë më 19 korrik.

Real Madridi do të luajë me Eibarin të dielën nga ora 22:00, kurse Barcelona të hënën në udhëtim te Mallorca sfidë që do të zhvillohet nga ora 21:30. /Gazeta Express/