Remzie Osmani ndan foto me mbesën e posalindur dhe familjen - Gazeta Express
string(59) "remzie-osmani-ndan-foto-me-mbesen-e-posalindur-dhe-familjen"

Remzie Osmani ndan foto me mbesën e posalindur dhe familjen

Gazeta Express

28/05/2020 14:38

Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, është shfaqur e përmbushur pranë familjes së saj.

Ajo me ndjekësit në Instagram e ka ndarë një postim ku shihet e lumtur pranë tyre.

Lexo Edhe:

“Qoft e bekuar çdo familje Amin!❤️”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit ku shihet duke mbajtur para duarsh mbesën e vogël.

Kujtojmë se pak ditë më parë u bë e ditur se djali, reja dhe mbesa e këngëtares Remzie Osmani janë kthyer në Kosovë nga Amerika me fluturimet e veçanta për shkak të pandemisë COVID-19.

E duket se me t’u bashkuar familja, një portret i bukur familjar ka qenë vetëm çështje kohe dhe masash preventive.

Sa i përket muzikës edhe asaj i janë anuluar datat e koncerteve, mirëpo nuk e ka ndalë punën për këngë të reja.

View this post on Instagram

Qoftë e bekuar çdo familje Amin!❤️

A post shared by Remzie Osmani (@remzie.osmani) on