Arrestohet 66 vjeçari që zaptoi tokën dhe ndërtoi pa leje te 'Shkëmbi i Kavajës', çfarë vendosi IKMT - Gazeta Express
string(97) "arrestohet-66-vjecari-qe-zaptoi-token-dhe-ndertoi-pa-leje-te-shkembi-i-kavajes-cfare-vendosi-ikmt"

Arrestohet 66 vjeçari që zaptoi tokën dhe ndërtoi pa leje te ‘Shkëmbi i Kavajës’, çfarë vendosi IKMT

Gazeta Express

26/05/2020 9:06


Kishte zaptuar një tokë te “Shkëmbi i Kavajës” dhe ndërtoi pa marrë lejen e autoriteteve, por plani i 66 vjeçarit në Durrës nuk ka shkuar si e kishte menduar.

Policia bën me dije se ka arrestuar 66 vjeçarin I.K, i cili pronën e zaptuar e kishte rrethuar me mure dhe plate betoni.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, ndërsa IKMT vendosi që prishja e ndërtimit të bëhet brenda 5 ditësh.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje.

Lexo Edhe:

Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Evidentohet te Shkëmbi i Kavajës, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin I. K., 66 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.