NBA e ka konfirmuar se është në bisedime me Disneyn për t’i zhvilluar të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni 2019/20 në kompleksin sportiv në Disney World në Orlando, me synimin që sezoni të rinisë në korrik.
Zëdhënësi i NBA, Mike Bass, ka bërë të ditur se liga dhe Shoqata e Basketbollistëve Profesionistë janë duke mbajtur negociata me kompaninë Walt Disney për ta gjetur një zgjidhje për rinisjen e sezonit në fund të korrikut, pasi liga u ndërpre më 11 mars, shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.
“Të gjitha ndeshjet, stërvitjet do të zhvillohen në një njëjtin kampus të organizuar nga NBA, ku do të qëndronin edhe të gjitha lojtarët dhe stafi së bashku”, ka thënë Bass.
“Prioriteti ynë vazhdon të jetë shëndeti dhe siguria e të gjithë të përfshirëve dhe ne jemi duke punuar me ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë nga qeveria për t’i gjetur disa udhëzime të kuptueshme për t’u siguruar që ta gjejmë një protokoll sa më të përshtatshëm mjekësor”.
Komisionari i NBA, Adam Silver, tha më 12 maj se ai dëshironte të merrte vendimin për fatin e këtij sezoni të ligës brenda dy deri katër javëve të ardhshme.
Sipas ESPN, Silver dhe pronarët e klubeve të NBA arritën marrëveshje që të gjitha ekipet të vendosen në të njëjtin kampus, ku do të zhvilloheshin edhe të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet, në mënyrë që lojtarët të ndihen sa më të sigurt. /Gazeta Express.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...