28 vite nga vrasja e Xhovani Falkones, Prokurori shqiptaro-amerikan: Vendi ka nevojë për njerëz që vlerësojnë institucionet - Gazeta Express
string(121) "28-vite-nga-vrasja-e-xhovani-falkones-prokurori-shqiptaro-amerikan-vendi-ka-nevoje-per-njerez-qe-vleresojne-institucionet"

28 vite nga vrasja e Xhovani Falkones, Prokurori shqiptaro-amerikan: Vendi ka nevojë për njerëz që vlerësojnë institucionet

Gazeta Express

23/05/2020 20:12

Gjon Junçaj, ish-këshilltar ligjor kundër korrupsionit, i cili ndihmoi në implementimin e reformës në drejtësi, kujtoi 28-vjetorin e vdekjes së prokurorit anti-mafia Giovanni Falcone.

Junçaj shkruan se Shqipëria ka nevojë për prokurorë si Falcone apo kolegu i tij Paolo Borsellino, “njerëz që vlerësojnë shërbimin publik dhe institucionet publike më shumë se sa fuqia politike dhe pasuria personale”.

Lexo Edhe:

Junçaj, prokuror amerikan dhe ekspert i luftës kundër korrupsionit ka kontribuuar në Shqipëri për reformën në drejtësi duke dhënë pas vitit 2015 asistencë dhe trajnime trupës së prokurorëve, të cilët do të aspironin për strukturat e reja të drejtësisë si Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) apo Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ishin dy prokurorët anti-mafia të fillim-viteve ’90 të cilët sollën shkatërrimin e rrjetit më të fortë mafioz të Siçilisë.

Për shkak të detyrës ata u ekzekutuan me atentate mafioze, Falcone më 23 maj 1992 dhe Borsellino më 19 korrik 1992.