Sondazh: Mbështetja për Trumpin bie në nivel të ri më të ulët - Gazeta Express
string(60) "sondazh-mbeshtetja-per-trumpin-bie-ne-nivel-te-ri-me-te-ulet"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 7:30

Sondazh: Mbështetja për Trumpin bie në nivel të ri më të ulët

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 7:30

Mbështetja për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump, ra në nivelin më të ulët deri më tani në mandatin e dytë, përderisa amerikanët po shprehen gjithnjë më të pakënaqur me trajtimin që Trumpi ia ka bërë kostos së jetesës, sipas një sondazhi të ri të agjencisë “Reuters” dhe “Ipsos”.

Sondazhi i zhvilluar për katër ditë dhe i mbyllur të hënën tregoi se 34 për qind e amerikanëve kanë mendim pozitiv për punën e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, nga 36 për qind sa ishin në një sondazh të mëparshëm, i zhvilluar nga data 15 deri më 20 prill.

Shumica e përgjigjeve në sondazh u morën para të shtënave në një darkë të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, ku Trumpi pritej të fliste. Mbetet të shihet nëse incidenti do të ndikojë në pikëpamjet e njerëzve për presidentin amerikan.

Mbështetja për Trumpin nga publiku amerikan ka pësuar rënie që nga ardhja e tij në pushtet në janarin e vitit 2025, kur 47 për qind e amerikanëve e përkrahnin atë.

Popullariteti i tij ka pësuar goditje që nga fillimi i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit më 28 shkurt, që ka shkaktuar shtrenjtim të karburanteve.

Në sondazh, vetëm 22 për qind e pjesëmarrësve u shprehën të kënaqur me punën e Trumpit sa i përket kostos së jetesës, nga 25 për qind sa ishin në një sondazh të mëparshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement