ATK ka një njoftim të rëndësishëm për rimbursim nga kuponët fiskal - Gazeta Express
string(66) "atk-ka-nje-njoftim-te-rendesishem-per-rimbursim-nga-kuponet-fiskal"

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për rimbursim nga kuponët fiskal

Gazeta Express

23/05/2020 11:25

ATK’ja ka njoftuar se ka pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve të qytetarëve lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila është ndërprerë gjatë kohës së pandemisë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ATK’ja ka bërë me dije se ende nuk është vendosur për ri-fillimin e kampanjës për rimburësim të kuponëve fiskak.

Lexo Edhe:

“Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.

Të nderuar qytetarë,  ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë,  në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj”, thuhet në njoftimin e tyre.