Setien ia hap derën Lautaros: “Ai mund të luajë në Barçën time” - Gazeta Express
string(60) "setien-ia-hap-deren-lautaros-ai-mund-te-luaje-ne-barcen-time"

Setien ia hap derën Lautaros: “Ai mund të luajë në Barçën time”

Gazeta Express

23/05/2020 9:57

Quique Setien ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm të Lautaro Martinez te Barcelona.

Ai ka thënë se Martinez, te Barcelona – mund të bëhet edhe më i mirë.

Lexo Edhe:

Barcelona po bën çmos për t’i ribashkuar Martinezin dhe Lionel Messin, të cilët luajnë së bashku te Argjentina.

“Të gjithë e dimë se janë katër apo pesë futbollist që luajnë në pozitën e tij që janë fantastik dhe të gjithë kanë cilësi për të luajtur te Barcelona”, u shpreh ai.

“Ai (Lautaro) është lojtar që mund të bëjë shumë mirë në këtë ekip, ashtu si gjithë të tjerët të nivelit të tij”. /Gazeta Express/