Ekspertët nga Mbretëria e Bashkuar thonë se është e preferueshme të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’u ruajtur nga koronavirusi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ka qenë këshilla që në fazat e hershme të këtij virusi, dhe një studim i ri thotë se larja e duarve deri 10 herë në ditë e bën më të vështirë infektimin nga koronavirusi.
Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga viti 2006-2009, mbi viruset shumë të ngjashëm me llojin që po qarkullon në ditët e sotme.
Kështu u zbulua se 1.663 pjesëmarrës kishin shumë më pak gjasa të infektoheshin nëse do të pastronin duart së paku gjashtë herë në ditë.
Koronaviruset janë një familje e viruseve që zakonisht shkaktojnë sëmundje të butë, siç është ftohja e zakonshme, ndërsa të gjitha ato përfshirë edhe këtë të fundit, mund të vriten nga sapuni dhe uji.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...