Kurse të vallëzimit online për fëmijë - Gazeta Express
string(37) "kurse-te-vallezimit-online-per-femije"

Gazeta Express

01/05/2020 16:13

Kurse të vallëzimit online për fëmijë

Gazeta Express

01/05/2020 16:13

Nuk janë në një orë të rregullt mësimore.

Gazetare: Albulena Demaku

Megjithatë, këta fëmijë kohën e izolimit në shtëpi po e kalojnë edhe me aktivitete të tjera, si me ato të vallëzimit në online.

Më ndryshe se zakonisht, mësuesja Dafina Rudi, po mban orën e vallëzimit me nxënësit e grupit të saj, raporton emisioni #gjesi në T7.

Edhe pse kërkohet më shumë përkushtim dhe punë për mbajtjen e orëve virtuale, Dafina vallëzimin e sheh si aktivitet të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe.

Duke qenë të mbyllur në shtëpi, vallëzimi po u ndihmon fëmijëve që të jenë aktiv edhe fizikisht.

E as për Ajolën e Yllin argëtimi gjatë kësaj periudhe nuk po mungon, megjithatë ata po presin me pa durim kthimin në klasë dhe vallëzimin bashkë me shoqe e shokë.

Mirëpo edhe pse në kushte shtëpie, orët mësimore sipas Dafinës, janë po aq kualitative sa ato të zakonshmet.

Kështu, gjatë kësaj periudhe thirrjet për të qëndruar në shtëpi janë të përditshme. E, një kërkesë të tillë kanë edhe motrat Lea dhe Niki, të cilat e shprehin atë përmes vallëzimit.

Aktivitetet e tilla janë shumë të rëndësishme për të gjithë fëmijët gjatë këtyre ditëve izolimi