Twitter bllokon teoritë komplotiste që lidhin COVID-19 me rrjetin 5G - Gazeta Express
string(68) "twitter-bllokon-teorite-komplotiste-qe-lidhin-covid-19-me-rrjetin-5g"

Twitter bllokon teoritë komplotiste që lidhin COVID-19 me rrjetin 5G

Gazeta Express

25/04/2020 1:59

Twitter do të fshijë mesazhet që inkurajojnë aktivitetet e dëmshme, në veçanti thirrjet për të shkatërruar antenat e rrjetit 5G, pas teorive komplotiste që lidhin këtë teknologji të re me përhapjen e COVID-19.

“Ne kemi zgjeruar udhëzimet tona për pretendimet e paverifikuara, që inkurajojnë njerëzit të përfshihen në aktivitete të dëmshme, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin ose dëmtimin e infrastrukturës 5G, ose të shkaktojnë panik të gjerë, trazira sociale ose trazira në shkallë të gjerë”, postoi ekipi përgjegjës për sigurinë në rrjetin social.

Lexo Edhe:

Pas përhapjes së mesazheve të këtij kalibri në rrjetet sociale ose sistemet e mesazheve si WhatsApp (në pronësi të Facebook), disa antena janë sulmuar në disa vende të Europës.

Rrjetet sociale aktualisht po përshkallëzojnë iniciativat e tyre në përpjekje për të kufizuar shpërndarjen në shkallë të gjerë të informacionit të rremë në lidhje me pandeminë COVID-19/AFP.