JLo paditet me 150 mijë dollarë gjobë, për postimin e fotografisë së saj në Instagram - Gazeta Express
string(84) "jlo-paditet-me-150-mije-dollare-gjobe-per-postimin-e-fotografise-se-saj-ne-instagram"

Gazeta Express

22/04/2020 14:18

JLo paditet me 150 mijë dollarë gjobë, për postimin e fotografisë së saj në Instagram

Gazeta Express

22/04/2020 14:18

Publikimi i një fotografie të vet, do t’i kushtojë Jennifer Lopezit me 150,000 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas E!News, ndaj J.Lo u paraqit një kërkesë-padi lidhur me postimin e një fotografie në Instagram. Sipas dokumenteve, fotoja është postuar më 22 qershor të vitit 2017.

Në foto, shfaqet personazhi Harlee (Jennifer) në filmin “Shades of Blue”.

Pra, e drejta e kësaj fotografie i takon Steve Sands, i cili tashmë kërkon 150,000 dollarë për shkelje të së drejtës së autorit.

Bazuar në atë se çfarë është shkruar në padi, J.Lo dhe kompania e saj e produksionit nuk kanë marrë leje për ta postuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement