Audi ka zbuluar një A3 saloon të ri, i dyti model në formën saloon i A3-shit, i cili rivalizon direkt Mercedes A-Class Saloon e BMW seria 2 Gran Coupe
Ndryshe nga modeli paraprak A3 Saloon, ky model katër dyersh është më i gjatë për 40mm, 22 më i gjerë e 10mm më i lartë, transmeton KOHA.
Nga brenda, Audi A3 Saloon i ri ka një ekran 10.25 inç që tregon shpejtësinë, rrotullimet e motorit e gjëra të ngjashme.
Audi ka konfirmuar dy motorët që do të ofrohen me të, njëri me naftë e tjetri me benzinë.
Motori me benzinë 35 TFSI është 1.5 litërsh me katër cilinda turbocharged që prodhon 148 kuajfuqi.
Ai me naftë, 2.0 litërsh TDI gjithashtu prodhon 148 kuajfuqi.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...