Zymtësi, heshtje, boshllëk, e rrugë të boshatisura nga njerëzit janë duke e shoqëruar po thuajse çdo qytet të Kosovës në këtë kohë pandemie nga COVID-19, e po ashtu edhe njërin ndër qytetet më të lashta në Kosovë, qytetin e Vushtrrisë.
Këto pamje të filmuara me dron nga kompania LIGHT Films, dy netët e fundit tregojnë realitetin e një qyteti të fjetur ndryshe nga gjallëria që kishte një muaj më parë.
E kjo zymtësi ka ardhur si rezultat i respektimit të masave të fundit të Qeverisë, për kufizim të lëvizjes, vetëm brenda orarit të caktuar e që i bie për çdo person brenda 24 orësh të ketë të drejt lëvizje vetëm 90 minuta.