Xhelili: Kur LDK nis ringritjen, ndaj saj fillon një propagandë e egër, dikujt po i dhemb bashkimi ynë - Gazeta Express
string(99) "xhelili-kur-ldk-nis-ringritjen-ndaj-saj-fillon-nje-propagande-e-eger-dikujt-po-i-dhemb-bashkimi-yne"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 11:45

Xhelili: Kur LDK nis ringritjen, ndaj saj fillon një propagandë e egër, dikujt po i dhemb bashkimi ynë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 11:45

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se një ‘’propagandë e egër’’ fillon kundër LDK’së, kur kjo e fundit fillon ringritjen.

Kica, në postimin e saj, ka thënë edhe se, rrugën që LDK’ja ka nisur nuk ndalet.

Postimi:

Kur LDK fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj!

Dikujt, që prehjen po e gjen në shpifje në “gazeta”serbe, e fatkeqësisht dhe në “medie” në gjuhën shqipe, po i dhemb më shumë bashkimi ynë se sa ndarja në të cilën po kalon kjo shoqëri, e se sa lakmia e pushtetit që rrënon teksa ecë.

T’dashur, me qetësi, se këtë rrugë që kemi nisë s’e ndalni, se durimi ynë ka temel’ që shpifjet e juaja s’i arrijnë!

Ecim tutje ✌🏼

Doarsa

Advertisement
Advertisement
Advertisement