Mesfushori brazilian: Jam krenar që më kërkon Interi - Gazeta Express
string(51) "mesfushori-brazilian-jam-krenar-qe-me-kerkon-interi"

Gazeta Express

19/04/2020 10:51

Mesfushori brazilian: Jam krenar që më kërkon Interi

Gazeta Express

19/04/2020 10:51

Mesfushori brazilian i Barcelonës, Arthur, e ka pranuar se ndihet krenar që Interi k shfaqur interesim për të, por këmbëngul se nuk e ka në plan të largohet nga Camp Nou.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo raportoi dje se Interi do është i interesuar ta transferojë Arthurin në një marrëveshje të mundshme për kalimin e sulmuesit Lautaro Martinez në Barcelonës, nëse kjo e fundit nuk e paguan klauzolën e lirimit në vlerë 111 milionë euro për argjentinasin, transmeton Gazeta Express.

“Për secilin lojtar, kur flitet se për të interesohet një klub i rëndësishëm dhe njëri prej më të njohurve në botë si Interi; një klub me trajner të madh dhe skuadër mbresëlënëse, ky është burim krenarie”, tha mesfushori 23-vjeçar për Gazeta dello Sport.

“Por në mendje e kam vetëm Barcelonën tani: ndihem shumë mirë në këtë klub dhe në këtë qytet dhe sinqerisht vazhdoj ta shoh veten në fanellën e Barçës për shumë vjet”, shtoi ai.

Sipas gazetës italiane, Arthur e ka tërhequr veten nga çfarëdo marrëveshje të mundshme shkëmbimi mes Barçës dhe Interit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement