Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani, është duke i respektuar rregullat e autoriteteve qeveritare italiane për vetëizolim, përderisa ka treguar se nuk po i lë anash as udhëzimet e trajnerit të tij për të ushtruar që të mundë mbajë formën e mirë.
Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie, transmeton Gazeta Express.
Ndër kampionatet e ndikuara është edhe Serie A, ku luan aktualisht Amir Rrahmani për Hellas Veronën, përderisa qysh nga sezoni i ardhshëm do ta vazhdojë karrierën e tij në Napoli, pasi që e ka arritur marrëveshjen për këtë në janar.
Trajnerët e klubeve evropiane u kanë kërkuar lojtarëve të tyre që të stërviten vetë në shtëpitë e tyre gjatë kësaj kohe sa aktivitetet sportive janë të pezulluara, në mënyrë që të jenë gati për rinisjen e sezonit kur të përmirësohet situata.
Këto këshilla është duke i ndjekur edhe Rrahmani, i cili po vazhdon t’i publikojë në llogarinë e tij në Instagram videot për të treguar se si po stërvitet. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...