“Reali mund të tentojë për Manen pas një apo dy vitesh” - Gazeta Express
string(53) "reali-mund-te-tentoje-per-manen-pas-nje-apo-dy-vitesh"

Gazeta Express

17/04/2020 19:40

“Reali mund të tentojë për Manen pas një apo dy vitesh”

Gazeta Express

17/04/2020 19:40

Balde është i bindur se Mane do të lërë Liverpoolin në një të ardhme të afërt

Sadio Mane po shkëlqen sezon pas sezoni te Liverpooli, cka edhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane, në mesin e tyre edhe Real Madrid.

Sipas shokut të kombëtares, Keita Balde, në një apo dy vite Mane mund të shkojë në Madrid, por a do të jetë vonë atëherë duke parë që Los Blancos do të tentojnë edhe për Kylian Mbappen?

Në 161 paraqitje, Mane e ka gjetur rrjetën 77 herë – dhe ka kontribuar në triumfin në Champions League, UEFA Super Cup dhe Club World Cup.

“Varet nga shumë gjëra. Nuk e di se çfarë mendon ai. Por, në një apo dy vite, ndoshta do të kërkojë ndryshim”, tha Balde.

“Nuk e di nëse do të qëndrojë në Liverpool përgjithmonë. Ai është i zgjuar dhe e di se çfarë është mirë për të dhe se çfarë duhet të bëjë. Në Madrid po flasin për shumë emra, edhe për Mane….”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement