“Pogba mund të mbetet në Man Utd” - Gazeta Express
string(31) "pogba-mund-te-mbetet-ne-man-utd"

Gazeta Express

17/04/2020 15:59

“Pogba mund të mbetet në Man Utd”

Gazeta Express

17/04/2020 15:59

Ish-portieri australian, Mark Bosnich beson se mesfushori francez mund ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”

Paul Pogba mund ta vazhdojë karrierën në Manchester United, shkruan Gazeta Express.

Kështu mendon ish-portieri australian, Mark Bosnich, i cili kishte mbrojtur tek “Djajtë e Kuq”.

48 vjeçari beson se Pogba mund ta formojë një dyshe fantastike në mesfushë së bashku me Bruno Fernandes.

Francezi i ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Djajtë e Kuq” këtë sezon deri tash.

Dhe, kohëve të fundit spekulohet për një largim të tij nga “Teatri i Ëndrrave”.

Interesim për kampionin e botës me Francën kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement