Kthehen në punë zyrtarët e policisë që u suspenduan për rastin e polices Valdete Bllaca - Gazeta Express
string(88) "kthehen-ne-pune-zyrrtaret-e-policise-qe-u-suspenduan-per-rastin-e-polices-valdete-bllaca"

Kthehen në punë zyrtarët e policisë që u suspenduan për rastin e polices Valdete Bllaca

Gazeta Express

16/04/2020 17:33

Është kthyer në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Gjilan, majori Alban Ramushi, i cili ishte suspenduar më 19 shkurt 2020 pas tragjedisë që e tronditi vendin, kur policja Valdete Bllaca, kishte vrarë katër anëtarët e familjes e më pas edhe vetën.

Pos majorit Ramushi, në punë janë kthyer edhe Naser Rrahmani, zëvendëskomandant i Stacionit, Negovan Mihajlovic, shef i Operativës dhe Xhavit Azizi, staf civil.

Lexo Edhe:

Ata janë kthyer në punë me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pasi Prokuroria e Shtetit dhe Inspektoriati Policor i Kosovës kanë konkluduar se nuk ka elemente të veprës së keqpërdorimit të pozitës zyrtare, me të cilën ngarkoheshin.

Gjatë ditës, komandanti Alban Ramushi ka qenë i pranishëm në takimin e Qendrës Operative Emergjente të Gjilanit, e cila tash e një muaj po funksionon bashkë me të gjitha institucionet lokale dhe rajonale kundër përhapjes së virusit COVID-19, shkruan mediafokus.info.

Ndryshe, pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Gjilan e ka ushtruar majori Agim Lipovica, të cilën të enjten ia ka dorëzuar majorit Alban Ramushi.