UEFA takohet javën e ardhshme dhe vendos për fatin e sezonit - Gazeta Express
string(60) "uefa-takohet-javen-e-ardhshme-dhe-vendos-per-fatin-e-sezonit"

Gazeta Express

16/04/2020 17:19

UEFA takohet javën e ardhshme dhe vendos për fatin e sezonit

Gazeta Express

16/04/2020 17:19

UEFA ka njoftuar se Komiteti i saj Ekzekutiv do ta mbajë një mbledhje javën e ardhshme për të diskutuar përsëri për mënyrat sesi mund ta përmbyllë sezonin 2019/20, në një kohë krize të shkaktuar nga pandemia koronavirus.

Futbolli në gjithë kontinentin është pezulluar për kohë të pacaktuar si pasojë e Covid-19. Të gjitha ligat kryesore vendore evropiane dhe Liga e Kampionëve e Liga e Evropës kanë pushuar që tash e një muaj, për shkaqe të sigurisë së shëndetit publik, transmeton Gazeta Express.

Ende nuk është gjetur ndonjë zgjidhje sesi të përmbyllet sezoni, apo nëse sezoni të shpallet i pavlefshëm.

Organi qeverisës i futbollit evropian njoftoi se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë një mbledhje online  të enjten, më 23 prill, për të diskutuar rreth zhvillimeve më të reja në lidhje me ndikimin e shkaktuar nga koronavirusi në futbollin evropian.

Në mesin e temave të diskutimit do të jetë edhe gjetja e një zgjidhjeje për ta përmbyllur sezonin aktual dhe për mënyrën më të mirë për ta organizuar sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement