Barcelona është e interesuar po ashtu që ta shesë sulmuesin francez, të cilin e vlerëson 60-70 milionë euro
Interi ia ka vënë syrin Ousmene Dembeles.
Futbollisti francez pritet të largohet nga Barcelona për përfundimit të këtij sezoni.
Sulmuesi i krahut nuk e ka treguar veten sa duhet në Camp Nou, prandaj largimi i tij nga Camp Nou duket të jetë i pashmangshëm.
E përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se gjiganti katalunas e vlerëson Dembelen 60 deri në 70 milionë euro, përcjell Gazeta Express.
Ndërkohë, kampioni spanjoll është i interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Dhe, klubet mund të arrijnë marrëveshje duke i shkëmbyer lojtarët e tyre.
Barça është e gatshme t’ia japë Interit Dembelen plus para për Martinezin, i cili vlerësohet 111 milionë euro.
Barça dëshiron t’i shesë nëntë lojtarë gjatë verës, për t’i inkasuar prej tyre 245 milionë euro. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...