Reali insiston për Haalandin - Gazeta Express
string(28) "reali-insiston-per-haalandin"

Gazeta Express

16/04/2020 18:00

Reali insiston për Haalandin

Gazeta Express

16/04/2020 18:00

Gjiganti spanjoll e sheh sulmuesin norvegjez si pasardhës ideal të sulmuesit francez, Karim Benzema

Real Madridi po mendon qysh tash për pasardhësin e Karim Benzemas.

Sulmuesi francez po shkon drejt fundit të eksperiencës madrilene dhe “Los Blancos” e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e tij.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se Mbretërit e kanë shtuar interesimin për Erling Haalandin, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi norvegjez e pati një eksperiencë impresionuese në Salzburg, ndërsa vazhdoi me formë solide edhe në Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë do ta shisnin 19 vjeçarin për një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur edhe klubet angleze, mbi të gjitha Manchester United. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement