Lojtari më pak i paguar në Premierligë heq dorë nga 30% i pagës - Gazeta Express
string(62) "lojtari-me-pak-i-paguar-ne-premierlige-heq-dore-nga-30-i-pages"

Gazeta Express

15/04/2020 22:18

Lojtari më pak i paguar në Premierligë heq dorë nga 30% i pagës

Gazeta Express

15/04/2020 22:18

Në Angli nuk ka ende një vendim në lidhje me ndërprerjen apo jo të pagave të futbollistëve, pasi ideja e hedhur nga Premier League, nuk është mirëpritur nga Shoqata e Futbollistëve dhe gjithçka ka mbetur pezull.

Megjithatë lojtari më pak i paguar i kampionatit anglez, mesfushori 20-vjeçar i Newcastle, Matthew Longstaff ka provuar të japë shembullin e tij pozitiv për këtë rast, duke vendosur të heqë dorë nga 30% e pagës së tij.

Futbollisti që debutoi me një gol spektakolar ndaj Manchester United, paguhet vetëm 3900 euro në muaj, por kjo nuk e ndali aspak të heqë dorë nga një shifër prej afërsisht 12 mijë eurosh nga paga e tij vjetore, për të kontribuuar për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Advertisement
Advertisement
Advertisement