Sane shprehet i gatshëm të kalojë në Bayern Munich - Gazeta Express
string(50) "sane-shprehet-i-gatshem-te-kaloje-ne-bayern-munich"

Gazeta Express

15/04/2020 21:35

Sane shprehet i gatshëm të kalojë në Bayern Munich

Gazeta Express

15/04/2020 21:35

Bayern Munich e kërkon prej kohësh Leroy Sanen. Gjermani ishte pranë kalimit te bavarezët si në afatin kalimtar të verës së shkuar, po ashtu edhe në janar, por transferimi nuk arriti të konkretizohej.

Tashmë, kur po afrohet afati kalimtar i kësaj vere, gjermanët janë hedhur në sulm përsëri dhe këtë herë gjërat duken shumë më ndryshe.

Sipas mediave në Angli, Sane e ka shprehur dëshirën e tij dhe ajo është që të kalojë në “Allianz Arena”.

Pengesë e vetme me sa duket mbetet marrëveshja me Manchester Cityn.

Drejtuesit e Bayern tashmë pritet të nisen me mision drejt Mançesterit, në mënyrë që të bindin “Citizens”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement