Transferimi i Van de Beek në Real mund të dështojë shkaku i koronavirusit - Gazeta Express
string(73) "transferimi-i-van-de-beek-ne-real-mund-te-deshtoje-shkaku-i-koronavirusit"

Gazeta Express

15/04/2020 16:40

Transferimi i Van de Beek në Real mund të dështojë shkaku i koronavirusit

Gazeta Express

15/04/2020 16:40

Pasojat e pandemisë koronavirus kanë filluar të ndihen me të madhe në klubet evropiane të futbollit. Palët kishin arritur marrëveshje në janar, por duket se gjithçka do të dështojë

Donny van de Beek ishte afër transferimit në Real Madrid.

Madje, flitej se palët kishin arritur marrëveshje në muajin janar dhe se lojtari do t’i bashkohej gjigantit madrilen gjatë verës.

Mirëpo, mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” shkruan se ky transferim mund të dështoj për shkak të pandemisë koronavirus, përcjell “Gazeta Express”.

Tash, “Los Blancos” nuk qëndrojnë mirë financiarisht, ashtu si klubet tjera, dhe nuk mund të shpenzojnë shumë për përforcime.

Van de Beek mund të qëndrojë në Ajax për momentin.

Ai do të shpresojë që ndonjë klub do të mund ta blejë gjatë verës, sigurisht me një shumë më të ulët parash.

Në dy muajt e fundit, klubet evropiane kanë pësuar humbje të mëdha në aspektin financiar shkaku i virusit COVID-19. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement