Dybala mendon ta përfundojë karrierën në Juventus - Gazeta Express
string(49) "dybala-mendon-ta-perfundoje-karrieren-ne-juventus"

Gazeta Express

15/04/2020 11:23

Dybala mendon ta përfundojë karrierën në Juventus

Gazeta Express

15/04/2020 11:23

Juventusi dhe Paulo Dybala raportohet se janë në negociata për rinovimin e kontratës së argjentinasit, e cila aktualisht është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022, për t’u siguruar kështu që futbollisti ta mbyllë karrierën e tij në Allianz Stadium.

Sulmuesi Paulo Dybala iu bashkua Juventusi nga Palermo në një transferim të para pesë vjetëve për 40 milionë euro. Verën e kaluar, argjentinasi kishte qenë shumë afër largimit nga Juventusit, pas interesimit nga Manchester Unitedi dhe Tottenhami, transmeton Gazet Express.

Klubet angleze bënë oferta për 26-vjeçarin, mirëpo ai mbeti në Juventusi për ta bindur trajnerin Maurizio Sarri me paraqitjet e tij për bardhezinjtë, gjë që e ka arritur me shtatë golat dhe nëntë asistent e tij në 24 ndeshjet e Serisë A.

Tani, gazeta italiane Tuttosport raporton se Dybala dhe Juventusi janë duke punuar në një ide të përbashkët për rinovimin e kontratës aktuale të futbollistit, me ofertë për pagë prej 7 milionë eurosh në vit fillimisht me rritje me kalimin e viteve.

Ky projekt synon ta sigurojë edhe klubin e edhe futbollistin që bashkëpunimi mes tyre do të zgjasë deri në fund të karrierës së futbollistit, në mënyrë që Dybala të pensionohet në Allianz.

Gazeta italiane shton se përfaqësuesit e futbollistit kanë qenë duke punuar në këtë propozim së bashkë me përfaqësuesit e klubit që një kohë dhe se edhe në këtë kontratë të re do të ketë bonuse të zakonshme, për ta shpërblyer futbollistin në bazë të arritjeve të tij në Torino. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement