Lukaku: Lautaro është bishë - Gazeta Express
string(26) "lukaku-lautaro-eshte-bishe"

Gazeta Express

13/04/2020 19:14

Lukaku: Lautaro është bishë

Gazeta Express

13/04/2020 19:14

Romelu Lukaku ka vlerësuar lart shokun e skuadrës, Lautaro Martinez, duke thënë se objektivi i Chelsea dhe Barcelonës është “bishë”.

Lukaku dhe Martinez dytë kanë shijuar sezon mbresëlënës para se edicioni 2019/20 të suspendohet për shkak të pandemisë koronavirus, duke shënuar 46 gola së bashku për Interin e Antonio Contes.

Derisa Lukaku e ka gjetur veten te Interi, Lautaro mund të ndërrojë skuadër gjatë verës, Barça po insiston për argjentinasin.

“Ai është i mrekullueshëm, djaloshi është bishë. Ai po bën shumë mirë dhe vazhdon të përmirësohet. E dua”, tha Lukaku përmes një lidhjeje live në Instagram. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement